Shqipëria
Shqipëri, banorët e këtyre qyteteve jetojnë më gjatë
Raporti i fundit nga INSTAT tregon se në dekadat e fundit jetëgjatësia në Shqipëri është rritur ndjeshëm, duke arritur nivelet më të larta rajonale, por qytetet të ndryshme të vendit shfaqin diferenca të mëdha, përcjell albinfo.ch.
Referuar të dhonave nga INSTAT, në vitin 2019 qarku me jetëgjatësinë më të lartë në lindje për burra ishte ai i Tiranës, me 80,6 vjet, ndërsa qarku me treguesin më të ulët të jetëgjatësisë ishte ai i Gjirokastrës, me 73,5 vjet.
Vlen të theksohet se të njëjtin vit qarku me jetëgjatësinë më të lartë për gratë ishte ai i Tiranës, me 84,4 vjet, ndërsa qarku me treguesin më të ulët të jetëgjatësisë ishte ai i Beratit, me 77,7 vjet.
Siç shihet nga grafiqet e mëposhtme, pas Tiranës, Durrësi, Elbasani dhe Lezha kanë jetëgjatësinë më të madhe si për gratë dhe burrat. Ndërsa Gjirokastra, Korça, Shkodra dhe Berati kanë jetëgjatësinë më të ulët për të dyja gjinitë, në raport me mesataren kombëtare.
Në vitin 2019 jetëgjatësia në lindje në Shqipëri, për tërë popullsinë ishte 79,0 vjet. Ajo ishte 77,6 vjet për burrat dhe 80,6 vjet për gratë. Kjo do të thotë që gratë pritet të jetojnë afro 3 vjet më shumë se burrat.
Nga ana tjetër, sipas të dhënave nga Banka Botërore nga viti 1961 në vitin 2015, jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve nga 62.3 vjeç arriti në 78 vjeç. Vetëm në periudhën e tranzicionit jetëgjatësia është rritur me 6 vjet.
Disa evidenca nga baza e të dhënave të OBSH-së (Health for All) tregojnë se vdekshmëria nga kanceri i mushkërive në Shqipëri në vitet 1980 ishte shumë më e ulët se në shumicën e vendeve të tjera evropiane. Ndryshimi midis meshkujve dhe femrave në jetëgjatësinë e pritshme në vendet e Evropës Lindore ndikohet fuqimisht nga ndryshimet në faktorët e rrezikut, kryesisht duhanpirjes, abuzimit me alkoolin dhe aksidentet e trafikut rrugor.
INSTAT parashikon se deri në fund të viteve 2030 jetëgjatësia mesatare për burrat shqiptare do të jetë 80 vjeç dhe për gratë 83.5 vjet.
Të tria hipotezat e INSTAT projektojnë rritjen e jetëgjatësisë në lindje, por me ritme të ndryshme sipas varianteve. Jetëgjatësia e burrave paraqitet që tani në nivele të larta (77,7 në vitin 2019) kështu që ritmi i rritjes së saj është projektuar të jetë më i ulët se ai i grave.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












