Lajme
Shqipëri: Emigrantët dërguan 1 miliardē euro remitenca
Emigrantët shqiptarë dërgojnë rregullisht para për familjet e tyre në Shqipëri, të cilat në një vit kapin vlerën e 1.1 mld eurove.
Ato përbëjnë 10% të prodhimit të brendshëm bruto, po aq sa investimet e huaja direkte.
Italia është burimi kryesor i dërgesave të emigrantëve drejt Shqipërisë, shtet nga i cili vjen rreth 25% e parave dhe pas saj vjen Britania e Madhe dhe Gjermania, shtete këto që mbajnë 14% të emigrantëve shqiptarë, por që sjellin së bashku 375 milionë euro, ose 33% të shumës së përgjithshme, transmeton euronews albania përcjell albinfo.ch.
Partneri i katërt për nga vlera e remitancave të dërguara është Greqia, e pas saj Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Që nga viti 1992, kur nisën flukset e para të emigrantëve, deri në fund të vitit 2022, janë futur në ekonominë shqiptare 30 miliardë euro.
Ato kanë furnizuar me të ardhura 13 deri në 20% të buxhetit të familjeve. Pra, 1 në 5 familje brenda vendit jeton me ndihmën e të afërmeve në emigrim.
Në një studim që ka bërë Banka Botërore dhe Banka e Shqipërisë për peridhën 2013-2018, del se një familje ka marrë mesatarisht çdo vit rreth 2000 euro.
E-Diaspora
-
Shqiptarët në Itali hapin qendrën kulturore “Oda” Shqiptarët në Itali kanë shënuar një moment të rëndësishëm për ruajtjen e identitetit dhe traditave kulturore...
-
Varshavë: Filmi “Pikë uji” prezantohet në festivalin prestigjioz
-
Prishtinasja mahnit jurinë gjermane me zërin e saj në ‘Deutschland sucht den Superstar’
-
Itali: Laura Fetahu vazhdon tutje garën me sukses në X Factor
-
Diaspora i dërgon letër kancelarit gjerman Scholz, kanë një kërkesë për të
Jeta në Zvicër
-
A do ta vazhdojë karrierën Lara Gut-Behrami deri më 2026 A do të jetë Lara në Lojërat Olimpike 2026 ...
-
Informacion i ri mbi vrasjet e Chevaline të 12 vjetëve më parë
-
Lidhja e re A40 shkon një hap më tej
-
27 kërcënime me bombë në Austri, arrestohet një zviceran
-
Komunat pranë aeroportit të Gjenevës kërkojnë rregulla më të rrepta të natës