CH-Ballkani
Shqipëri: Emigrantët ulin vlerën e euros
Ardhja e emigrantëve për festat e fundvitit ka ulur vlerën e euros në Shqipëri, e cila u rrit para liberalizimit të vizave. Euro nuk këmbehet më me 140 lekë, si në ditët përpara 15 dhjetorit, kur pritej të liberalizoheshin vizat.Një euro është këmbyer të hënën në tregun valutor vendas me 139 lekë, raportoi e përditshmja “Mapo” duke shtuar se kjo nuk ishte parashikuar nga ekspertët.
Prurja e valutës euro nga emigrantët ka ulur çmimin e kësaj monedhe në tregun vendas.Një arsye tjetër është mungesa e fluksit të shkuarjes në vendet e zonës Shëngen pas liberalizimit të vizave që nuk ndodhi. Blerja më e madhe e euros në treg nga qytetarët ndodhi më 15 dhjetor kur një euro u ble 139 lekë dhe u shit me 139. 6 lekë.
Shumica e blerësve ishin të rinj, familjarë dhe pleq, por me blerje në sasi të vogla, sa për të udhëtuar, para për bileta apo para xhepi. Sasia më e madhe e shitur atë ditë ishte 1000 euro.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland, mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje











