Lajme
Shqipëri, euro në nivelin më të ulët në 8 vjetët e fundit
Monedha e përbashkët evropiane ka vazhduar të zhvlerësohet në tregun e Shqipërisë, duke u këmbyer me 134.5 lekë. Ndonëse në bursat ndërkombëtare euro është afër nivelit më të lartë në një vit, në 1.12USD, në Shqipëri euro është afër niveleve më të ulëta në gati 8 vjet.
Euro po këmbehet në tregun vendës me rreth 134.5 lekë, njësoj si në dhjetor 2016, kur ajo zbriti në bursa në 1.05 USD, raporton Monitor, përcjell albinfo.ch.
Grafiku “Kursi i këmbimit lek-euro dhe euro-USD në bursa” tregon qartë se në prill-maj të këtij viti kursi në vend ka ecur në të kundërtën e bursës ndërkombëtare, çka tregon se janë faktorët e brendshëm ata që e përcaktojnë forcimin e lekut dhe rënien e euros.
Aktorët e tregut pohojnë se mbioferta në valutë dhe kërkesa e ulët për të ka sjellë që euro të zhvlerësohet përkundrejt monedhës vendëse, ku në të njëjtën datë një vit më parë euro këmbehej 3.6 lekë më shumë.
Ekspertët e tregut thonë se në treg nuk ka kërkesë për valutën, ndërsa oferta në lek mbetet e ulët për shkak të rënies së investimeve dhe shpenzimeve të ulëta buxhetore. Për 4 mujorin buxheti rezultoi me një suficit prej 11 miliardë lekësh, nga 1.4 miliardë lekë që ishte plani, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












