Shqipëria
Gjermania mbështet rindërtimin pas tërmetit me 4 milionë euro
Ambasada Gjermane në Shqipëri ka bërë të ditur se do ta ndihmojë Shqipërinë me katër milionë euro për rindërtimin e shtëpive pas tërmetit të tmerrshëm të 26 nëntorit, përcjell albinfo.ch.
Ky është njoftimi i plotë:
Sot ne informuam zyrtarisht qeverinë shqiptare: Qeveria Federale do të mbështesë rindërtimin pas tërmetit të tmerrshëm të 26 nëntorit me grante në shumën e 4 milionë euro përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW). Me të do të rindërtohen shkolla dhe ndërtesa publike në përputhje me standardet më të fundit të sigurisë dhe efiçencës së energjisë.
Në lidhje me këtë mbështetje, ambasadori gjerman në Shqipëri, z. Peter Zingraf, u shpreh: “Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë për të rindërtuar shkollat dhe institucionet publike. Ky grant është një nga elementet e mbështetjes gjermane pas tërmetit të 26 nëntorit, i cili traumatizoi shumë shqiptarë dhe shqiptare. Rindërtimi do të shërbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitin e jetës së përditshme“.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier Hetimet vazhdojnë në Vjenë, autopsia e trupave të tre kosovarëve... -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Linjë e re ndërkombëtare e natës do të ndalet në disa stacione zvicerane Një linjë e re ndërkombëtare e trenit të natës pritet të nisë në vitin 2026, duke... -
Kartat debit më të lira se kartat e kreditit jashtë vendit, tregon analiza në Zvicër -
Rritje e kriminalitetit në zonat urbane, shqetësim në rritje për sigurinë publike -
Banka Kombëtare Zvicerane pritet të mbajë normat në 0% gjatë vitit -
Furnizimi me energji në Zvicër nuk është në rrezik














