Shqipëria
Shqipëri: Ikja e të rinjve rrezikon shuarjen e sektorit Call Center
Numri i të punësuarve në sektorin call center vijon të tkurret nga viti në vit. Në bizneset e qendrave të shërbimeve telefonike, që u shtuan vrullshëm pas 2011-s, u përqendruan një numër i lartë të punësuarish, kryesisht të rinj folës të gjuhës italiane.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), në muajt janar-nëntor 2023, në call center janë të punësuar 9,837 punonjës (DPT sqaron se të dhënat janë për 11-mujorin 2023, pasi listëpagesa e Dhjetor 2023 ka afat deklarimi deri 20 janar 2024), transmeton monitor, përcjell albinfo.ch.
Krahasuar me totalin e 2022, numri i tyre ra 14%. Në raport me 2015, që vlerësohet si kulmi i shkëlqimit të epokës së call center, (gjithsej në sektor operonin 848 kompani, numri më i lartë për vitet 2011-2023 me 25,000 të punësuar), numri i të punësuarve është ulur me 60%.
Të punësuarit e këtij sektori janë përqendruar në disa prej kompanive më të mëdha call center, të cilat kanë diversifikuar shërbimet. 37% e totalit të fuqisë punëtore për 2023 ishte e përqendruar në kompaninë më të madhe të sektorit “Albanian Marketing Service” (AMS).
Kompanitë e vogla po rrezikojnë mbylljen, për shkak të mosgjetjes së fuqisë punëtore dhe mungesës së kapaciteteve për t’iu përgjigjur kërkesës së tregut për transformim në shërbime.
Pakësimi i numrit të punonjësve në call center, sipas drejtuesve të disa kompanive, është ndikuar nga emigracioni i lartë i të rinjve, mungesa e njohurive të gjuhës italiane nga brezi i sotëm i të rinjve, por edhe e interesit për t’u punësuar në biznesin e qendrave telefonike.
Ndërsa ulja e numrit të kompanive është ndikuar, sipas tyre, nga mungesa e investimeve për të diversifikuar aktivitetin përtej shërbimeve të telemarketingut.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Zvicër
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso













