Lajme
Shqipëri, kazino vetëm nëpër zona turistike
“Me ligjin e ri, kazinotë dalin jashtë qyteteve dhe vetëm në pikat turistike, përveç rasteve kur kemi të bëjmë me hotele me pesë yje”, tha ministri i Financave, Shkëlqim Cani
Qeveria e Shqipërisë ka paraqitur para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Projektligjin e modifikuar për Lojërat të fatit. Sipas këtij ligji, kazinotë dhe lojërat tjera të fatit, përfshirë bastet sportive, do të mund të zhvillohen vetëm nëpër zonat e caktuara turistike, por jo edhe nëpër qendrat e qyteteve.
Deri të amendamentimi i ligjit të vjetër ka ardhur për shkak të shkallës së lartë e informalitetit, evazionit fiskal dhe pasojat sociale negative për qytetarët që sjellin kazinotë. Prandaj sipas Qeverisë, është e nevojshëm reformimi i kuadrit ligjor të lojërave të fatit me qëllim rregullimin e këtij sektori.
“Kazinotë dalin jashtë qyteteve dhe vetëm në pikat turistike, përveç rasteve kur kemi të bëjmë me hotele me pesë yje”, tha ministri i Financave, Shkëlqim Cani, sipas të cilit, me ligjin e ri kufizohet edhe numri i pikave të basteve sportive.
“Kufizohet numri nga 500 dhe 200 metra distancë në vijë ajrore. Imagjinoni në një qytet të vogël 200 metra vijë ajrore ku nuk lejohet asnjë pikë, mendojeni këtë distancë në zona të vogla larg shkollave, larg objekteve të kultit etj”, sqaroi Cani.
Por, disa deputetë kërkuan që kjo distancë të jetë më e largët, me qëllim një kufizim më të madh të pikave të basteve.
E-Diaspora
-
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm Kultura shqiptare duartrokitet në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër Që nga viti 2010 numri i të papunëve me diplomë master është rritur rreth 70 për... -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel -
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore











