Shqipëria
Shqipëri: Mbi 14 mijë persona të prekur nga gripi për një javë
Mbi 14 mijë persona janë prekur nga gripi dhe infeksionet e tjera respiratore vetëm javën e fundit. Instituti i Shëndetit Publik raporton për një rritje të sëmundshmërisë në popullatë nga bashkëqarkullimi i virozave, gripit dhe nënvarianteve të Covid-19 njëkohësisht.
Drejtoresha e këtij institucioni, Eugena Tomini, thotë se piku i infektimeve nga gripi dhe nëntipet e tij ende nuk është arritur. “Gripi është me disa nënvrianteve, “AH1”, i ashtuquajturi pandemik, “AH3” dhe nëntipi B”, thotë Tomini. “Kjo e rëndon situatën e infeksioneve respiratore. Por nuk mund të bëhet dallimi nga vetë pacientët nëse janë me grip apo me Covid”.
Ashtu si në Europë, edhe në Shqipëri gripi po dominon këtë periudhë edhe ndaj nënvarianteve të koronavirusit. 5% e mostrave të kryera rezultojnë pozitiv me koronavirus, ndërsa mbi 40% janë me grip. Epidemiologia Tomimi thotë këtë periudhë gripi ka prekur të gjitha moshat dhe qarkullon në gjithë vendin.
Sipas ekspertëve, edhe gripi, ashtu si Covid-19, mund të shkaktojë forma të rënda dhe humbje jete, ndaj bëjnë thirrje për kujdes. “Ndërgjegjësimi është për të mos neglizhuar asnjë shenjë klinike”, thotë Tomini.
Ende nuk ka sinjale për praninë e nënvariantit “Kraken” të “Omicron” apo mutacioneve të tjera që kanë rënduar situatën në Kinë.
Megjithatë, mjekë shqiptarë që punojnë në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës flasin në A2 CNN për nevojën e aplikimit të masave shtesë ndaj qytetarëve që vijnë nga Kina, si dhe për vaksinën e adaptuar anti-Covid.
“Duhen testuar udhëtarët që vijnë nga Kina, për të ditur situatën reale”, thotë Kita Sallabanda, mjek neurokirurg shqiptar në Spanjë. “Siç e bëri Italia, që testoi një avion që erdhi nga Kina dhe dolën 50% me Covid”.
“Vaksinat bivalente janë të predispozuara të mbrojnë edhe ndaj “B2”-shit, që është në fakt edhe prindi i “Kraken”-it. Pra nëse e marrin këtë vaksinë, mund të mbrohen”, thotë Rubina Muzina, mjeke në Shtetet e Bashkuara.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël











