Shqipëria
Shqipëri: Mundësohet votimi i diasporës
Ndryshimet u miratuan me 106 vota për, dy kundër, ndërkaq pjesa tjetër e deputetëve u larguan para votimit
Kuvendi i Shqipërisë mbrëmjen e 26 korrikut ka miratuar disa ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe për herë të parë mundësohet votimi i diasporës.
Ndryshimet u miratuan me 106 vota për, dy kundër, ndërkaq pjesa tjetër e deputetëve u larguan para votimit.
Ndryshimet parashohin që një e treta e listës së kandidatëve për deputetë të jetë e mbyllur dhe t’i lihet ekskluziviteti kryetarit të partisë, ndërkaq kandidatët e tjerë duhet të fitojnë qoftë edhe një votë më shumë për t’u zgjedhur deputetë.
Partia Socialiste (PS) në pushtet dhe Partia Demokratike (PD) në opozitë arritën pajtim edhe për kuotat gjinore dhe sipas ndryshimeve, 30 për qind e fituesve në listën preferenciale do të jenë gra.
Pajtimi mes këtyre dy partive për miratimin e këtyre ndryshimeve u arrit në Komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore. Bashkëkryetari i këtij komisioni, Damian Gjiknuri, prezantoi para deputetëve produktin e këtij bashkëpunimi.
“Zgjedhësi do të regjistrohet në listën e veçantë të zgjedhësve. Dokumentacioni i regjistrimit do të përmbajë çdo informacion të nevojshëm që vërteton identitetin e zgjedhësit dhe adresën e qëndrimit në vendin ku jeton. Gjithçka do të realizohet në një platformë elektronike që do të ndërtohet nga KQZ-ja, që dërgon me postë materialet, udhëzuesit dhe fletët e votimit. Vota do të llogaritet në qarkun ku ka pasur vendbanimin e fundit”, tha Gjinkuri duke iu referuar mundësimit të votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
Në seancën maratonë të së premtes u miratuan 19 projektligje dhe pesë projektvendime, mes të cilëve edhe ai për prodhimin dhe tregtimin e armëve. Seanca e fundit për këtë sesion parlamentar u mbyll me dorëheqjen e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











