Shqipëria
Shqipëri, ndërhyrjet në zemër falas për rreth 400 pacientë në vit (VIDEO)
Përmes një postimi, kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me disa pamje nga spitali “Shefqet Ndroqi”, ku bën me dije se edhe pak dhe është gati qendra e re e kardiokirurgjisë, përcjell albinfo.ch.
Krahas videos, Rama shkruan në Facebook se ky është një investim për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër që do të jetë falas për qytetarët, për rreth 400 pacientë në vit.
“Mirëmëngjes. Pandemia nuk e ka ndalur punën për transformimin e infrastrukturës shëndetësore. Edhe pak është gati qendra e re e kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. Një investim i qeverisë shqiptare për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër, falas për qytetarët, në qendrën e dytë publike të kardiokirurgjisë në vend”, shkruan Rama.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













