Shqipëria
Shqipëri: Nis ardhja e turistëve të huaj
Javën e shkuar, nisi ardhja e parë e grupeve të turizmit të organizuar në mënyrë më masive në bregdetin e Durrësit.
Të enjten ishin charterat e parë me polakë, teksa të shtunën ishin ata me nordikët që mbërritën pas dy vjetësh mungesë për shkak të pandemisë.
Në Aeroportin e Tiranës u ulën chartera nga Oslo, Norvegjia dhe Kopenhaga, në total katër të tillë. Në vazhdim pritet që numri i charterave të rritet me turistë nga destinacione të ndryshme që vijnë të organizuar nga marrëveshjet e tur-operatorëve shqiptarë me agjencitë e huaja.
Turizmi i organizuar edhe këtë vit pritet të ketë epiqendrën e tij në Durrës. Heqja e kufizimeve të pandemisë do të ketë efekt edhe në Sarandë, ku turistët e organizuar vijnë nga Aeroporti i Korfuzit.
Strukturat hoteliere shprehen se janë të gatshme të presin turistët e huaj, ku pjesa më e madhe e tyre janë në marrëdhënie kontratash me garanci, për të cilat më herët është shprehur shqetësim se janë me kosto më të ulët sesa kostoja aktuale që ka pësuar rritje të dukshme.
Turizmi i organizuar ende nuk është dominues në vendin tonë, por rritja e tij nga viti në vit ka qenë e dukshme, qoftë në numrin e turistëve, qoftë në destinacionet nga vjen ky turizëm.
Gjatë dy vjetëve të pandemisë, ky turizëm u zbeh dhe vëmendjen e mori turizmi patriotik, ku kontributi kryesor vinte nga shqiptarët e Kosovës. Tashmë me kthimin e normalitetit duket se kemi sërish një përmbysje të tendencave.
Të dhënat zyrtare nga lëvizja e shtetasve të publikuar nga Instituti i Statistikave tregojnë se në 4 muajt e parë të vitit në vendin tonë hynë 1.07 milionë shtetas dhe në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2021, shifër e të huajve në Shqipëri ishte 42 për qind më e lartë.
Rritja është ndikuar nga shtimi i ndjeshëm i hyrjeve nga të gjitha shtetet, me përjashtim të Kosovës, që ra me gati 14%. Hyrjet nga Greqia u gjashtëfishuan, teksa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin pothuajse të paralizuara. Shtetasit nga Italia pothuajse u trefishuan, nga Spanja u pesëfishuan, nga Anglia u gjashtëfishuan./monitor
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











