Lajme
Shqipëri, papunësia shënon rënie
Sipas INSTAT, nga 18 për qind që ishte në fund të vitit të kaluar, në tremujorin e parë të këtij viti shkalla e papunësisë zbriti në 17.3 për qind
Instituti i Statistikave në Shqipëri, raportoi për ulje të papunësisë për 0.7 për qind në tremujorin e parë të këtij vitit. Sipas INSTAT, nga 18 për qind që ishte në fund të vitit të kaluar, në tremujorin e parë të këtij viti shkalla e papunësisë zbriti në 17.3 për qind, duke nxjerr shifra pozitiv.
Këto statistika lidhen me ato të një viti më parë, kur papunësia shënoi rritjen më të madhe duke shkuar në 18.6 për qind. Por, krahasuar të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, Instituti thotë se janë hapur 103 mijë vende të reja pune në ekonomi, çka ka bërë që papunësia të zbresë në 17.3 për qind.
Sipas INSTAT, kjo rritje e punësimit ka qenë më e theksuar në sektorët e ndërtimit, me 21.7 për qind, në bujqësi me 9.9 për qind dhe në industrinë përpunuese, ku numri i të punësuarve është rritur me 11 për qind krahasuar me vjet. Ndërkohë, me bilanc negativ është sektori i energjisë dhe industrisë nxjerrëse, ku punësimi u ul me 3.4 për qind, raporton TCH.
Ndryshe, sipas statistikave, aktualisht në Shqipëri ka rreth 1 milionë e 40 mijë të punësuar, pjesa më e madhe e të cilëve, ose mbi 41 për qind, punojnë në sektorin e bujqësisë. Krahasuar me vendet tjera Maqedoninë e veçanërisht Kosovën, ku numri i të papunëve kalon 30 përqindëshin, Shqipëria qëndron dukshëm më mirë me numrin e të punësuarve.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane












