Lajme
Shqipëri, PD proteston kundër blerjes së votave
Protesta e opozitës u organizua pasi që emisioni “Fiks Fare” në Top Channel, nxori në pah manipulimet me blerjen e votave në Korçë
Ka mjaftuar vetëm një video e emisionit “Fiks Fare” në Top Channel, për ta nxjerr në rrugë Partinë Demokratike të Shqipërisë, e cila protestoi të hënën kundër blerjes së votave në Bashkinë e Korçës. PD konteston procesin zgjedhor, duke besuar se ai është manipuluar dhe trafikuar.
Protestës së demokratëve me moton “Të shpëtojmë votën e lirë” i priu kryetar i PD-së Lulzim Basha, i ndjekur nga ish-kryetari Sali Berisha dhe kandidatët tjerë, Jozefina Topalli, Jorida Tabaku, Astrit Patozi etj.
“Zgjedhje të blera nga mafia politike dhe ekonomike në vend. Ja pra pse ky është momenti i një alarmi të madh për një rrezik shumë të madh që kërcënon demokracinë shqiptare, fëmijët tanë të lindur e të palindur. Ne, opozita jemi në këmbë të vendosur si asnjëherë tjetër për ti dalë përballë siç po i ndalim dhe si po i themi këtij rreziku vdekjeprurës të shitblerjes kriminale të votës”, tha Basha.
Çështja e zgjedhjeve të lira, sipas liderit të PD-së, është para së gjithash çështje e popullit të lirë dhe sovran, çështja e mijëra e mijëra shqiptarëve |që me mendje e zemër janë bashkë me ne”.
Protesta e opozitës u organizua pasi që emisioni “Fiks Fare” në Top Channel, nxori në pah manipulimet me blerjen e votave në Korçë. Vetë gazetari i dha 200 lekë të reja (15 euro) në shkëmbin të votës për Partinë Socialiste.
Sipas Bashës, ky moment alarmi i kërkon të gjithë të bëhen opozitarë dhe të shpëtojnë zgjedhjet e lira.
“Ja pse në këtë moment kur vota është kërcënuar e fyer në Korçë të gjithë duhet të jemi opozitarë, e duhet të jemi luftëtarë e shpëtimtarë të saj, sot nesër dhe përgjithmonë pa kursyer asgjë, pa u sprapsur asnjë çast se zgjedhjet e lira e të ndershme janë vetë jeta e lirë që kemi fituar se nuk kemi betejë më të madhe për të përmbushur se kjo”, deklaro Basha .
Ndryshe, kjo protestë u shfrytëzua edhe kundër shkatërrimit të armeve kimike në Shqipëri.
“Kjo qeveri nuk ndjen asnjë lloj detyrimi të japi llogari edhe për shkatërrimin e armëve nga Siria. Bëjnë lojën e strucit me shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë”, deklaroi Basha.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












