Shqipëria
Shqipëri: Përshkallëzohen zjarret në Delvinë, evakuohen mbi 2,000 banorë
Situata nga zjarret në jug të Shqipërisë po përkeqësohet me shpejtësi, sidomos në fshatin Kalasa, në njësinë administrative të Delvinës, ku flakët janë afruar rrezikshëm pranë zonës së banuar, të shtyra nga era e fuqishme që po e vështirëson ndërhyrjen nga toka, raporton Euronews, transmeton albinfo.ch.
Përballë rrezikut në rritje, autoritetet kanë nisur evakuimin e detyruar të banorëve. Sipas raportimeve të Euronews Albania, mbi 2,000 persona janë larguar nga shtëpitë e tyre për arsye sigurie.
Në përpjekjet për të vënë nën kontroll situatën, janë angazhuar forca të zjarrfikësve nga Delvina dhe Saranda, Ushtria Shqiptare, Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile, si dhe një helikopter Black Hawk, që po ndërhyn nga ajri për të shuar flakët në zonat më të paarritshme.
Në terren ndodhet edhe Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, së bashku me kryetarin e Bashkisë Delvinë, Besmir Veli, për të koordinuar nga afër operacionin dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.
Ndërkohë, NASA ka publikuar pamje satelitore që tregojnë shkallën e përhapjes së zjarreve në jug të Shqipërisë, përfshirë një vatër të madhe pranë Delvinës, e cila po paraqet rrezik të lartë për jetën dhe pronën, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












