Lajme
Shqipëri, rritje ekonomike vetëm 1.8 %
Sipas Komisionit Evropian, Shqipëria në vitin 2014 kishte rritje ekonomike vetëm 1.8 për qind, ose 0.2 për qind më pak se që kishte parashikuar Qeveria në Tiranë
Ekonomia shqiptare gjatë vitit të kaluar është rritur vetëm për 1.8 për qind, ose 0.2 për ind më pak se që kishte parashikuar Qeveria në Tiranë. Këto statistika kanë dalë nga Komisioni Evropian, i cili publikoi parametrat e zhvillimit ekonomik për vitin 2014, për vendet kandidate dhe potenciale për anëtarësim në BE..
Në raportin e fundit Komisionit Evropiane vëren se kjo është rritja më e ulët në rajon, pas Serbisë e cila kishte rënie ekonomike. Ekonomia serbe është tkurrur për 2 për qind, Maqedonia vlerësohet të jetë rritur 3.9 për qind, Mali i Zi ka ngritje për 2 për qind dhe Turqia 2.8 për qind.
Raporti botohet çdo tre muaj dhe analizohen ekonomitë e shtatë vendeve që kandidate apo që duan të integrohen në BE.
Për Shqipërinë, raporti vlerëson rikthimin e rritjes ekonomike në tremujorin e tretë me 3.3 për qind me bazë vjetore, e udhëhequr nga tregtia e shërbimet, ndërtimi dhe më pak industria. Sipas raportit, treguesit e tregtisë me pakicë, konfirmojnë se fuqizimi i konsumit privat vazhdon të ketë një ndikim të ndjeshëm në përshpejtimin e rritjes ekonomike.
Raporti vlerëson se pavarësisht se kredia është gjallëruar, niveli i huave me probleme është rritur më tej.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror -
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar










