Lajme
Shqipëri: Sezoni turistik i vitit 2021, në pikëpyetje
Pandemia penalizon turizmin edhe gjatë 2021. Vijimi i kufizimeve nga shtetet europiane ka lënë ende në pikëpyetje pushimet apo udhëtimet edhe për këtë verë.
Përfaqësues i Shoqatës së Tur-Operatorëve, Besnik Vathi, shprehet se ende nuk kanë bërë asnjë planifikim me agjenci të vendeve të tjera, pasi ka paqartësi në lidhje me skemat e vaksinimit apo lëvizjen e lirë, shkruan abcnews.al, përcjell Albinfo.ch.
“Në këto kushte as të huajt nuk janë në gjendje të vendosin apo të përcaktojnë data se kur mund të fillojnë po ashtu dhe ne nga ana jonë e kemi të vështirë që të përcaktojmë se kur mund të nisin udhëtimet”, është shprehur Vathi.
Sektori i turizmit në Shqipëri rezulton të jetë më i dëmtuari nga pandemia. Vathi deklaron se atë nuk kanë marrë asnjë mbështetje konkrete, ndërsa përftimi nga garancia sovrane është pothuajse i pamundur.
“Bizneset e turizmit nuk kanë përfituar dhe nuk kanë mundësi që të përfitojnë nga kjo garanci sovrane. Dhe sikur të shtyhet për 100 vjet nëse situata është e rëndë, asnjë kriter nuk mund të plotësohet nga këto biznese”, ka thënë ai.
Turizmin dimëror në vend e cilëson me ndikim minimal për ekonominë. Ndërsa thekson se lëvizjet kanë qenë ditore ose për weekend si në vendet e rajonit, ashtu edhe brenda vendit.
Nga vlerësimet e Shoqatës së Tur-Operatorëve dëmi financiar nga ky sektor gjatë 2020 llogaritet të jetë rreth 1.8 mld euro nga rreth 2.3 mld eruo që turizmi sjell në total.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











