Shqipëria
Shqipëri: SHBA kërkon standarde të larta për zgjedhjet e 25 prillit
Matthew Palmer, zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit dhe përfaqësues i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, tha për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të investojnë mjaft energji dhe kapital politik tek Shqipëria.
Ai tha gjithashtu se SHBA dëshirojnë të shohin që zgjedhjet e prillit në Shqipëri të kryhen në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare.
“Ne duam të shohim që legjislacioni i ri të vihet në zbatim dhe që zgjedhjet e prillit të kryhen në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur demokracinë, qeverisjen e mirë, shtetin e së drejtës, në të gjithë botën. Kjo është sidomos e vërtetë kur flasim për një partner amerikan dhe një aleat amerikan. Pra, ne kemi një interes këtu, kemi një interes tek rezultati. Ne duam ta shohim demokracinë shqiptare të lulëzojë, të rritet dhe të zhvillohet, po ashtu si dëshiron edhe publiku shqiptar”, dekklaroi zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit.
Z. Palmer i bëri i komentet në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, me rastin e 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Amerikë-Shqipëri më 15 mars 1991, përcjell Albinfo.ch.
Edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim i ka dhënë zë deklaratës së bërë nga Matthew Palmer duke shpërndarë intervistën e tij në Twitter.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











