Shqipëria
Shqipëri: Shëngjini shndërrohet në kryeqytet turistik
I pari festival europian që organizohet në periudhën pas pandemisë, UNUM nisi mbrëmjen e të enjtes për të zgjatur për rreth 4 ditë me radhë në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin të Lezhës
I shtyrë një vit më parë për shkak të pandemisë COVID-19 është rikthyer Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Elektronike UNUM në Shqipëri.
I pari festival europian që organizohet në periudhën pas pandemisë, UNUM nisi mbrëmjen e të enjtes për të zgjatur për rreth 4 ditë me radhë në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin të Lezhës, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Të rinj nga vendi, rajoni, Europa por edhe nga vende të ndryshme të botës u bënë pjesë e këtij festivali duke respektuar masat antikovid.
Çdo person pjesëmarrës në këtë festival, i cilësuar si një ndër ngjarjet më të bukura kulturore në Ballkan dhe Europë është testuar negativ për Covid ndërsa i gjithë stafi është i vaksinuar.
Mbi 75 artistë me famë botërore, përgjatë 24 orëve luajnë muzikë në skenat e improvizuara në zonën e Ranës së Hedhun duke çelur edhe aktivitete e sezonit turistik në Shëngjin. Edhe për organizatorët e UNUM, ky event i ka tejkaluar pritshmëritë ku janë shitur rreth 10 mijë bileta.
Mbi 60% e pjesëmarrësve janë të shtetas të huaj nga Holanda, Zvicra, Blegjika, Italia, Anglia, Gjermani, Franca por edhe nga vendet e rajonit për të shijuar jo vetëm muzikën, por edhe Shqipërinë turistike
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana











