Shqipëria
Shqipëri: Shifrat e turistëve kanë tejkaluar vitin 2019
23 për qind është rritja që ka ndodhur këtë vit në turizmin shqiptar. Këtë e kanë konfirmuar autoritetet shtetërore, sipas të cilave shifrat e deritanishme të turistëve kanë tejkaluar vitin më të mirë 2019.
“Secili e ka në dorë vetë t’u besojë fjalëve që lëshohen pa teklif sipas humorit të ditës, apo të shohë me kthjelltësinë e të dhënave dhe fakteve Ne kemi detyrë të japim të vërtetën, që përtej shifrave të deritanishme të turistëve që kanë tejkaluar vitin më të mirë 2019, tregojnë se edhe xhiro e bizneseve në hoteleri-turizëm është rritur me 23% përgjatë muajve maj-qershor krahasuar me të njëjtën periudhë vjet, e po ashtu punësimi në sektor i rritur me 16% krahasuar me 2021 apo 23% më shumë krahasuar me 2019!”, tha ministrja Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.
“Vetëkënaqje aspak. Ama frymëzim e mirënjohje për punën e çdo hotelieri, tur-operatori dhe profesionisti në sektor që bashkë t’i japim më shumë forca e përpjekje për turizmin që është përvojë, emancipim, zhvillim ekonomik”, u shpreh Kumbaro.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100










