Futboll
Shqipëri: Shtrenjtohen biletat drejt qyteteve gjermane ku mbahet ‘Euro 2024’
Interesi për të ndjekur Kombëtaren e Shqipërisë por dhe ndeshjet e tjera të Evropianit është i madh nga shqiptarët, por kjo ka një kosto të lartë.
Udhëtimi drejt qyteteve gjermane duket tepër i shtrenjtë, ku vetëm vajtja kushton mbi 300 euro dhe kthimi rreth 200 euro, me një total prej 500 euro në dy drejtime.
Shtrenjtimi i biletave duket se është i lidhur me kërkesën e lartë për të udhëtuar drejt Gjermanisë për ndeshjet e Europianit, pasi është specifik vetëm për qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet apo ato afër tyre (më pas mund të udhëtohet me tren në destinacionin e kërkuar), për të udhëtuar p.sh. drejt Italisë në qershor është shumë më lirë, me bileta vajtje-ardhje që mund t’i gjesh edhe me 50 euro.
P.sh., për të shkuar në Dortmund në datën 14 qershor, një ditë përpara se të zhvillohet ndeshja e parë e Kombëtares me Italinë, bileta në vajtje kushton 309 euro dhe për kthimin në datën 16 është 254 euro. Në total bileta kushton mbi 500 euro.
Në të njëjtat data, për të shkuar në Milano, p.sh., bileta vajtje kushtojnë nga 30 euro dhe në kthim gjen edhe me 24 euro.
Dortmundi mbetet i shtrenjtë gjatë gjithë qershorit, ndonëse pak më i lirë se në ditën e ndeshjes, por sërish çmimet nuk zbresin nën 300 euro vajtje-ardhje.
Në 18 qershor, Kombëtarja ka ndeshjen e dytë të fazës së grupeve me Kroacinë, që do të zhvillohet në Hamburg. Vajtja në 17 qershor kushton 255 euro dhe kthimi në 19 qershor është rreth 190 euro. Ndërsa në 30 qershor, p.sh. vajtja për në Hamburg kushton 550 euro, transmeton monitor, përcjell albinfo.ch.
Për ndeshjen e 24 qershorit, “Shqipëri- Spanjë” në Dusseldorf, nuk ka linjë direkte drejt këtij qyteti. Dy alternativat më të afërta janë Dortmundi, vajtja drejt të cilit në 23 qershor kushton 230 euro dhe kthimi në 25 kushton deri në 254 euro.
Biletat janë shtrenjtuar dhe në shtete që janë afër Gjermanisë dhe janë të arritshme me tren. P.sh., në 14 qershor, një ditë përpara ndeshjes me Italinë vajtja nga Tirana në Einthoven (që është një orë e 50 minuta me tren deri në nga Dusseldorf) është 205 euro.
Në fillim të muajit biletat drejt Einthoven luhaten mes 30-60 euro një drejtim. E njëjta tendencë edhe për biletat drejt Brukselit, që është rreth 3 orë larg me tren.
Vitet e fundit, biletat e avionëve janë ulur ndjeshëm si rrjedhojë e hyrjes së operatorëve low cost, por për pikun e sezonit si në gusht apo në dhjetor, biletat gjithmonë kërcejnë, duke arritur rekordin për ndeshjet e Europianit.
Aktorët e tregut pohojnë se një nga arsyet e rritjes së çmimeve lidhet edhe me faktin se agjencitë e udhëtimeve kanë parablerë shumë bileta për periudhën e kampionatit, duke i paraprirë kërkesës së lartë që do të ketë për bileta në muajin e europianit.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar Deri më tani kanë aplikuar për regjistrim 63 mijë e 997 nga diaspora për zgjedhjet e... -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve Një studim i porositur nga SEM ka zbuluar se autoritetet përgjegjëse nuk e verifikojnë sistematikisht vërtetësinë... -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35











