Shqipëria
Shqipëri: Ulet numri i të infektuarve, 2 viktima nga Covid
Nga 2.278 testime në 24 orë kanë rezultuar 296 qytetarë të prekur nga COVID-19, ndërsa 2 persona kanë humbur jetën.
Fatmirësisht 402 qytetarë kanë fituar betejën me virusin duke e çuar numrin e të shëruarve në 196.700 që prej fillimit të pandemisë.
Aktualisht në gjithë vendin janë 5.366 raste aktive. 128 pacientë janë të shtruar në spitale, nga ku 12 janë në gjendje të rënduar.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinim qytetarëve në njoftimin e saj të përditshëm.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç mund të marrë dy dozat e vaksinës anti-COVID, ndërsa çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të marrë edhe dozën përforcuese, kur kanë kaluar 6 muaj nga doza e fundit.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç, të cilët kanë probleme shëndetësore dhe rekomandim nga mjeku.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London Partneriteti ndërkombëtar hap mundësi të reja për studentët në Kosovë dhe rajon... -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person












