Lajme
Shqipëria arrin marrëveshje për pensione me Italinë, përfitojnë rreth 700 mijë mërgimtarë
Raporohet se është arritur një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e pensioneve, e cila i hap rrugën miratimit në qeveritë respektive dhe më pas në Kuvend, përcjell albinfo.ch.
Nëse do të ekzistojë vullenti politik në shtetin fqinj, gjasat janë që vitin e ardhshëm kjo marrëveshje të bëhet realitet.
Ministrja e Financave si dhe ambasadori italian në Tiranë e konsiderouan këtë marreveshje si një fitore, për gati gjysmë milioni shqiptarë që pritet të jenë përfituesit më të mëdhenj, por edhe shtetasit italinë që punojnë në vendin tonë.
DELINA IBRAHIMAJ
MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE
Është marrëveshje e gjerë dhe plotë, nëpërmjet së cilës çdo shqiptar që ka punuar prej vitesh në shtetin fqinj, apo ka punuar një pjesë të viteve në Itali dhe një pjesë në Shqipëri, do ti njihen vitet e pensionit në momentin që ai person do të dalë në pension sipas ligjeve respektive të të dyja shteteve. Hartimi i kësaj marrëveshje është shprehje e qartë e vullnetit politik. Është një ditë fitorje pasi përmbushet e gjithë njohja e periudhës së tyre- deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.
FABRIZZIO BUCCI
AMBASADORI ITALIAN NË SHQIPËRI
“Është një marrëveshje e bazuar mbi reciprocitetin, edhe shtetasit italianë mund të përfitojnë nga kjo marrëveshje. Është një moment shumë i rëndësishëm pasi është një urë tjetër që ne po ndërtojmë, lidhje që janë integruar. Kemi një komunitet shumë të madh të integruar që punojnë në Itali, më shumë se 700 mijë, sipas të dhënave të kohëve të fundit. Gati 50 mijë ndërmarrje me Nipt italian janë me titullar shtetas shqiptarë. Është një numër shumë i madh kontributesh të dhëna nga shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali dhe falë kësaj marrëveshje do të plotësojnë këtë mangësi që ekziston në këtë boshllëk në vendin tonë”.
Që të përfitosh një pension duhet që minimalisht një shqiptar të ketë 15 vjet punë të siguruara.
Bashkimi i viteve të punës në Shqipëri dhe Itali është një nga lajmet e shumëpritura për mijëra shqiptarë që jetojnë prej vitesh në shtetin fqinj.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit Kohëzgjatje e shtuar e konsultimeve, gabime, dublikime apo edhe mashtrime: çdo vit, profesionistët e shëndetit kërkojnë... -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden











