Lajme
Shqipëria, atraktive për punëtoret e huaj
Shqipëria është bërë vend i preferuar për të punuar për turqit dhe italianët. Të dhënat zyrtare për vitin 2016, tregojnë se shtetasit me origjinë turke zunë 28% të të huajve që kanë zgjedhur të punojnë në Shqipëri vitin e kaluar, ndërsa italianët rreth 23%. Kjo lidhet kryesisht me aktivitetin e shërbimeve apo edhe të ndërtimit, që përbëjnë edhe fushat më të pëlqyera nga të huajt, shkruan monitor, përcjell albinfo.ch
Të dhënat e siguruara nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (Shërbimi Kombëtar i Punës) tregojnë se lista e të huajve të punësuar në vend në 2016-n e vijon me shtetasit shqiptarë të Kosovës (7%), por edhe ata kinezë (6%) e grekë (5%). Më të paktë në numër janë ata kanadezë, egjiptianë, maqedonas apo edhe indianë.
Në total, për vitin 2016, u llogaritën 3,326 leje të reja për shtetas të huaj, me një rritje prej 6% në krahasim me një vit më parë.
Sipas ligjit shtetasit e huaj që dëshirojnë të punojnë në Shqipëri para fillimit të punës pajisen me një leje pune, ku të përjashtuar nga ky detyrim janë vetëm shtetasit e Bashkimit Europian, shtetasit e zonës Shengen, shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe shtetasit e Republikës së Kosovës dhe ata të Republikës së Serbisë me përkatësi etnike shqiptare, të cilët para fillimit të punës pajisen me një vërtetim deklarimi për punësim, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë











