Kosova
Shqipëria dhe Kosova të fundit për pagën mesatare të ulët në rajon
Një matje e fundit në rajon tregon se Shqipëria është e parafundit sa i përket pagës mesatare.
Një rritje e pagës mesatare në fund të 2023 me 10 mijë lekë Shqipëria nuk e përmirësoi pozicionin në krahasim me rajonin. 75 mijë lekë ose në monedhën evropiane referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë 723 euro.
“Duke pasur edhe një politikë më agresive se vendet e Ballkanit të cilët kanë bërë një rritje sistematike dhe nuk kanë pritur një vit të caktuar për rritjen e madhe pavarësisht se kemi mbrapa Kosovën”, thotë Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie.
Në rajon, kryeson Serbia për pagën mesatare bruto 1,112 euro ndjekur më pas nga Mali i Zi me 1,024 euro, Bosnje dhe Hercegovina 1,023 euro, Maqedonia e Veriut 975 euro dhe në fund Kosova me 521 euro.
“Vendi kampion nga i cili duhet marrë dhe modeli që lidhet me produktivitetin e administratës është Serbia dhe Maqedonia e Veriut të cilët e konkurrojnë me shërbime pavarësisht se nuk kanë nivelin e dixhitalizmit të shërbimeve publike siç i ka Shqipëria”, shtoi Gjokutaj.
Nëse Shqipëria krahasohet me vendin me pagën më të lartë në rajon, shqiptarët paguhen rreth 53% më pak./A2CNN
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










