Shqipëria
Shqipëria dhe Mali i Zi me pikë të përbashkët kufitare
“Perdja e hekurt mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ka rënë”. Kështu ka thënë në inaugurimin e pikës së re kufitare midis dy vendeve në Grabom, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar këtë si një mundësi hapjeje në kuadër të nismës “Open Balkan”. Nismë, në të cilën Mali i Zi ende nuk bën pjesë.
“Ditë e mirë sepse bie një tjetër mur mes nesh dhe Malit të Zi. Lajm i mirë për ata që e përdorin këtë rrugë dhe që nga sot ka një pikë kalimi dinjitoze dhe një mundësi për të kaluar përmes kësaj pike duke u ndjerë qytetarë të denjë të të dy vendeve”, do të nënvizonte Rama në fjalën e tij.
Mirëpo nga ana tjetër, kjo infrastrukturë e re, sipas tij, duhet shoqëruar edhe me heqjen e barrierave tarifore. Këtu, duke përfshirë si kalimin e qytetarëve, ashtu edhe atë të mallrave.
Një angazhim i radhës, do të jetë edhe ai i ndërtimit të një ure turistike midis Velipojës dhe Malit të Zi. Por, sërish, sipas kryeministrit Rama, kufijtë nuk duhet të ekzistojnë në këtë strukturë. Pra, me ndërtimin e urës, duhet të shemben burokracitë.
“Të angazhohemi për ta bërë hapësirë për gjithë rajonin dhe ku respektohen katër liritë themelore të Bashkimi Evropian”, theksoi Rama. “Nëse duhet të presim për të hyrë në BE, nuk kemi pse presim për të hyrë tek njëri tjetri”.
Në përmbyllje, ai nuk ngurroi të falënderonte palën malazeze për investimin e bërë në pjesën e tyre. Ndërsa, ftesa për t’u angazhuar në “Open Balkan”, mbeti e hapur.
Jo vetëm ekonomi
Për kryeministrin malazez Krivokapić, këto projekte vijnë falë përpjekjeve për të arritur drejt BE-së. Ndaj, bashkërendime të tilla kufitare, i përshtaten fare mirë edhe shpejtësisë së teknologjisë së informacionit apo vetë jetës.
Ky është edhe konfirmim i forcimit të lidhjeve tona dhe i realizmit të potencialeve të dy vendeve. Është vlerësim i asaj që tregojmë se do të vazhdojmë të bëjmë, nëpërmjet investimeve në këtë fushë”, vijoi Krivokapić.
Ndër të tjera, ai shtoi se forcimi nuk duhet të vijë vetëm në kuadër ekonomik, por edhe në atë social apo kulturor.
https://m.facebook.com/watch/live/?v=241994084436155&ref=watch_permalink&_rdr
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë












