Shqipëria
Shqipëria dhe Zvicra zhvillojnë raundin e radhës të konsultimeve politike në Bernë
Shqipëria dhe Zvicra forcojnë dialogun politik në Bernë
Në kryeqytetin zviceran u zhvillua raundi i radhës i konsultimeve politike mes delegacioneve të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, duke konfirmuar nivelin e lartë të dialogut dhe bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, përcjell albinfo.ch.
Delegacioni shqiptar u kryesua nga Z. Gazmend Barbullushi, Drejtor i Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe Strategjike në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa pala zvicerane përfaqësohej nga Z. Pierre-Yves Fux, Drejtor i Divizionit për Euroazinë në Departamentin Federal për Punët e Jashtme të Zvicrës.
Gjatë takimit, palët zhvilluan diskutime të frytshme mbi marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe institucional, si dhe mbi çështjet rajonale dhe zhvillimet në kuadër të organizatave multilaterale. Një vëmendje e veçantë iu kushtua gjithashtu Kryesimit të Zvicrës në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në vitin 2026.
Të dyja delegacionet analizuan ecurinë aktuale të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Zvicrës dhe përcaktuan prioritetet dhe piketat kryesore të bashkëpunimit për vitin e ardhshëm. Konsultimet shërbyen si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe për forcimin e koordinimit në fusha me interes të përbashkët.
Në përfundim të takimit, palët riafirmuan angazhimin e tyre të ndërsjellë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, në funksion të stabilitetit rajonal dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
E-Diaspora
-
Nga Kosova në Michigan Law School, Ilir Hajraj arrin një sukses të rëndësishëm akademik Arritje akademike në SHBA: Ilir Hajraj përfundon studimet në Michigan Law School... -
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti zviceran mbështet verifikimin e të dhënave kriminale për lejet e qëndrimit për të huajt Senati i Zvicrës iu bashkua të mërkurën Dhomës së Përfaqësuesve në miratimin e një mocioni që... -
Zvicër: Gjykatën Administrative Federale kritikohet për procedurat e azilit -
Zvicër: Rriten rastet e dumping-ut të pagave në 2025, ndërsa puna e padeklaruar shënon rënie të lehtë -
Parlamenti zviceran miraton rritjen e TVSH-së për financimin e pensionit të 13-të të AVS -
Zbulohet rrjet trafiku ari mes Ticinos dhe Italisë, 230 kg ari të kontrabanduara në Zvicër












