Shqipëria
Shqipëria e Austria fuqizojnë bashkëpunimin parlamentar
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti sot në takim ambasadoren e Austrisë, Monika Zach.
Gjatë takimit Spiropali dhe Zach diskutuan mbi zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh politik, ekonomik, tregtar, kulturor, arsimor etj.
Gjithashtu pjesë e diskutimeve ishte edhe mbështetja e Austrisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në takim një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe fuqizimit të bashkëpunimit parlamentar mes Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar të Austrisë, në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes dy parlamenteve, me fokus “Punishten e Demokracisë” dhe Programin e Bursave në Parlamentin e Austrisë.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe Për të trajtuar mungesat e ilaçeve, qeveria zvicerane synon ta bëjë më të lehtë importimin dhe... -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune












