Lajme
Shqipëria e gatshme për t’u përballur me krizën e refugjatëve
Kryeparlamentari Ilir Meta tha se çdo individ që ndodhet në territorin e Shqipërisë do të trajtohet sipas të drejtave ndërkombëtare
Shqipëria në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, është e gatshme për t’u përballur me fluksin e mundshëm të refugjatëve. Kështu ka deklaruar Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta duke folur në konferencën “Garantimin e të Drejtave të Kërkuesve të Mbrojtjes Ndërkombëtare”, të organizuar nga Avokati i Popullit dhe Zyra e Delegacionit Evropian në Tiranë.
Duke e vlerësuar respektimin e të drejtave të njeriut si një tematikë kyçe, Meta ka theksuar se, “çdo individ që ndodhet në territorin e Shqipërisë duhet të trajtohet sipas të drejtave ndërkombëtare”.
“Falënderojmë Avokatin e Popullit për punën që po bën në këtë drejtim. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE, ka detyrimin të tregojë solidaritet, brenda mundësive të saj, në përballjen me këtë krizë humanitare”, ka deklaruar kryeparlamentari Meta, citon Noa.
“Arsyet detyruese si lufta dhe shkeljet masive të të drejtave të njeriut janë ato para të cilave bashkësia ndërkombëtare nuk mund të mbyllë sytë. Evropa po përballen sot me një krizë, ku me qindra mijëra emigrantë vijnë drejt saj me nevojën që të shpëtojnë fëmijët dhe veten e tyre përballë rreziqeve të luftës”, tha ai.
Shqipëria, sipas tij, e ka vendin e saj të natyrshëm dhe modeste në mes të këtij fluksi dhe se ajo bën dhe do të vazhdojë të bëjë përpjekje për të qenë gjithnjë e gatshme për t’u përballur me flukse të tilla refugjatësh në bashkërendim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtar, por edhe me vendet fqinje.
“Vendi ynë ka kaluar një provë të madhe solidariteti siç ka qenë kriza humanitare që përballoi në 1999 duke pritur qytetar nga Kosova. Kuvendi i Shqipërisë gjithashtu ka bërë disa hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, miratimin e ligjeve si ai ‘për të huajt’ dhe ai ‘për azilin’, për të siguruar një standard ligjor të duhur, të personave që janë në nevojë”, u shpreh Meta.
E-Diaspora
-
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau











