Kosova
Shqipëria, e gatshme ta heqë roamingun me Kosovën
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka thënë se shpreh vendosmërinë e tij që unioni doganor ndërmjet të dy Republikave të bëhet sa më parë, e po ashtu ka dhënë mbështetje edhe për heqjen e roamingut ndërmjet të dy vendeve në kohë sa më të shpejtë
Një delegacion nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka takuar disa zyrtarë të Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë për të diskutuar lidhur me rezolutat që u miratuan në Kuvendin e Kosovës këtë javë, siç janë heqja e roamingut dhe hapja e pikave kufitare.
Ata i ka pritur edhe ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, i cili ka thënë se shpreh vendosmërinë e tij që unioni doganor ndërmjet të dy Republikave të bëhet sa më parë, e po ashtu ka dhënë mbështetje edhe për heqjen e roamingut ndërmjet të dy vendeve në kohë sa më të shpejtë.
Sipas një njoftimi për media nga kjo parti, gjatë këtij takimi u bisedua për nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, e me theks të veçantë për rezolutat e fundit të votuara në Kuvendin e Kosovës, zbatimi i të cilëve lehtëson komunikimin dhe qarkullimin mes qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Për takimet ka shkruar edhe deputeti i PS-së, Eduart Shalsi. “Mirëprita me shumë kënaqësi një delegacion deputetësh kosovarë, të shoqëruar nga ambasadori i tyre në Shqipëri, Sylë Ukshini, me të cilët diskutuam për disa çështje të rëndësishme me interes të përbashkët, ku më kryesorja është reduktimi/heqja e tarifave roaming mes Shqipërisë dhe Kosovës. Optimist se edhe një barrierë e tillë do të eliminohet!”, ka shkruar ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026














