Futboll
Shqipëria e Kosova në “sulm” për qendërmbrojtësin e Salzburgut
Shqipëria dhe Kosova janë në garë të ashpër për qendërmbrojtësin e Red Bull Salzburgut në Austri, Albert Vallçi.
23-vjeçari, në një intervistë për portalin austriake “LAOLA1”, ka konfirmuar interesimin nga të dyja kombëtaret, transmeton koha.net, përcjell albinfo.ch
“Është e vërtetë që kohët e fundit kam marrë kërkesa nga federata e Kosovës dhe e Shqipërisë. Më kanë ftuar për të qenë pjesë e ekipit A”, ka thënë Vallçi.
Megjithatë, mbrojtësi i gjatë 191 centimetra, i cili gjatë janarit kaloi te Salzburgu nga Wackeri, ka thënë se ende nuk ka vendosur se cilën kombëtare të përfaqësojë.
“Kam ardhur së fundmi te Salzburgu, dhe pavarësisht se kam pasur një nisje të mirë, dua të fokusohem vetëm tek ky ekip për momenti”, u shpreh Vallçi.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












