Shqipëri
Shqipëria, e treta në botë për rritjen e turizmit
Sipas Organizatës Botërore të Turizmit
Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë në vendin e tretë për rritjen e turizmit, ndërsa në vendin e parë është Katari dhe Arabia Saudite, të cilat kanë pasur evenimente ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.

Shqipëria ka pasur një rritje me 54% të numrit të turistëve në tre muajt e parë të këtij viti krahasuar me vitin 2019, duke u bërë kështu vendi i tretë në botë.
Në përgjithësi, fluksi i turistëve në nivel ndërkombëtar arriti në 80% të niveleve para pandemisë në tremujorin e parë të 2023-ës.
Rreth 235 milionë turistë udhëtuan ndërkombëtarisht në tre muajt e parë, më shumë se dyfishi i të njëjtës periudhë të vitit 2022. Megjithatë, rimëkëmbja e turizmit përballet edhe me disa sfida.
Për shkak të vijës së gjatë bregdetare, Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë, Sarandë, etj., plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve, edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës. Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj., janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor.
Po ashtu, Shqipëria ka kushte për turizëm gjithëvjetor, për shkak të relievit që ofron mundësi për turizëm nga jugu, në veri. Fshatrat turistikë të veriut të vendit njohin së fundmi numër të lartë turistësh, ndërsa po zhvillohet edhe infrastruktura për turizmin e aventurës.
Shqipëria po ashtu ka lumenj të shumtë, laguna dhe parqe kombëtare, të cilat thithin turistë nga e gjithë bota.
Vendi ynë ka lënë pas disa prej vendeve të rajonit, si Serbia, Bullgari e Bosnjë e Hercegonia, por edhe vende më shumë ndikim ne sektorin e turizmit, si Turqia.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve Me 108 vota pro dhe 63 kundër, këshilli kantonal i Cyrihut miratoi një kundërpropozim për një... -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide












