Shqipëria
Shqipëria fiton medaljen e artë në mundje
Islam Dudaev, i cili përfaqëson Shqipërinë, ia ka dalë të marrë medaljen e artë në Kampionatin Europian të Mundjes që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë.
Mundësi i natyralizuar si shqiptar ka triumfuar sot në finalen e stilit të lirë deri në 65 kg ndaj rusit Gadzhimurad Rashidov.
Ky i fundit i ka bërë shumë rivalitet mundësit çeçen që garon për Shqipërinë. Por, në fund, Dudaev ka siguruar një triumf historik me rezultatin 2-1, që i ka dhënë atij dhe Shqipërisë medaljen e artë në Europianin e Mundjes, duke e konfirmuar edhe këtë të fundit si një nga sportistët më të mirë të kësaj disipline, përcjell albinfo.ch.
Një sukses shumë i rëndësishëm, që vjen pikërisht këtë të shtunë, në një kampionat me peshë të madhe. Shqipëria ka mundësinë nesër që të përsëritë këtë sukses me një tjetër medalje, kur në finale do të jetë Zelimkhan Abakarov.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Zvicër
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso












