Lajme
Shqipëria heq vizat për shtetasit e Rusisë
Shtetasit rus mund të vizitojnë Shqipërinë pa viza, vetëm gjatë periudhës së verës, 31 maj -15 nëntor
Në prag të hapjes së sezonit turistik, Qeveria e Shqipërisë ka vendosur t’ua heq vizat të gjithë shtetasve rus të cilët dëshirojnë ta vizitojnë shtetin shqiptar gjatë periudhës 31 maj – 15 nëntor 2017. Ky vendim është marrë pas propozimit të bërë nga tri dikaster të Këshillit të Ministrave në Tiranë.
Sipas një njoftimi, kërkesën për heqjen e vizave e ka bërë ministri i Punëve të Jashtme dhe ministri i Punëve të Brendshme, me sugjerim edhe të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Sipas këtij vendimi, shtetasit nga vendet e mësipërme, kanë të drejtë të hyjnë në Republikën e Shqipërisë, me pasaportë pa vizë. Heqja e vizave bëhet me qëllim tërheqjen e turistëve të huaj për këtë sezon vjetor.
Regjimi pa viza për shtetasit rus është aplikuare dhe viteve të tjera gjatë periudhës së verës nga autoritetet shqiptare. Regjimi pa viza përfshin vetëm udhëtimet turistike private dhe udhëtimet njohëse, nuk përfshin vizat e punës. Ndryshe në verën e vitit 2012 Shqipëria u vizitua nga rreth 10 mijë shtetas rusë. Autoritetet vendase presin rritje të fluksit turistik nga Rusia edhe gjatë verës së këtij viti.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













