Lajme
Shqipëria humb 450 milionë dollarë investim
Një kompani me biznesmen arabë ka braktisur Shqipërinë pasi presidenti i kompanisë u rrah brutalisht nga disa shqiptarë. Ai kishte planifikuar t’i investonte 450 milionë dollarë në bregdetin shqiptar
Një kompani ndërkombëtare që kishte planifikuar të investonte rreth gjysmë miliardi dollarë në bregdetin shqiptarë dhe parashikonte t’i punësonte rreth 1200 qytetarë, ka paralajmëruar tërheqjen e menjëhershme nga Shqipëria. Kjo ka ndodhur pasi përfaqësuesi i kësaj kompania u rrah brutalisht nga disa huliganë shqiptarë që i kërkuan tërheqje.
Kompania quhej “Omnix Albania” dhe parashikonte të investonte 450 milionë dollarë në Lalëz. Vendimi për tërheqje siç raporton TCH, vjen dhjetë ditë pasi presidenti i kësaj kompanie, Fadi Mitri u dhunua fizikisht nga disa qytetarë të cilët edhe e kërcënuan me jetë.
“Ky akt i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e “Omnix Albania” për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milion USD në Lalëz”, thuhet në deklaratën e kompanisë.
Projekti turistik i miratuar vetëm dy muaj më parë në Këshillin Kombëtar të Territorit parashikonte ndërtimin e një resorti gjigant, që do të punësonte rreth 1200 veta deri në vitin 2018. Sipas “Omnix”, projekti e shndërronte Shqipërinë në një nga destinacionet kryesore turistike në Ballkan dhe do të kontribuonte në rritjen ekonomike të vendit.
Por dhjetë ditë më parë, disa persona dhunuan fizikisht presidenti i kësaj kompanie, Fadi Mitri. Policia ka arrestuar një prej autorëve dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, ndërkohë që motivi i sulmit dyshohet se ka lidhje pikërisht me investimin e kompanisë në Lalëz.
“Omnix Albania dënon ashpër këtë ngjarje të rëndë kriminale, e cila sjellë indinjatë për çdo shqiptar. Duke filluar nga sot Omnix tërhiqet nga çdo investim në Republikën e Shqipërisë”, sqaron deklarata.
Në deklaratën e nënshkruar nga presidenti i grupit Omnix, Jamal Abu Isa, kompania ka falënderuar Qeverinë e Shqipërisë për kujdesin që ka treguar ndaj familjes së zotit Mitri në këto momente të vështira për të. Kërcënimet ndaj kompanive të huaja trazojnë edhe investitorët tjerë të huaj për të ardhur në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Fëmijët e diasporës në Ostermundigen përgatiten për festën e Pavarësisë së Kosovës... -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












