Sport
Shqipëria humb nga Spanja me rezultatin 0-2
Kombëtarja shqiptare i ka qëndruar në mënyrë stoike sulmeve të pareshtura të Spanjës deri në minutën 54. Ka qenë Costa ai që e ka thyer mburojën shqiptare dhe e ka shënuar golin e parë të avancimit të spanjollëve. Megjithëse në pjesën dërmuese të ndeshjes topin e kanë mbajtur spanjollët në zonën e rreptësisë të Shqipërisë, duhet thënë se edhe shqiptarët kanë pasur një numër të vogël shansesh.
Sidoqoftë spanjollët kanë qenë superiorë gjatë gjithë ndeshjes.
Përkundër dy golave që mori, Etrit Berisha mund të konsiderohet si lojtari me shumë merita për kombëtaren shqiptare. Edhe lojtarët tjerë të mbrojtjes kanë treguar performancë mjaft të mirë.
Pas golit të pësuar, shqiptarët vazhduan të përqendrohen në mbrojtje por kjo nuk i shpëtoi nga goli i dytë të cilin e shënoi Nolito në minutën 63, dhe 2-0 për Spanjën.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










