Lajme
Shqipëria i lejon EULEX-it të bëj hetime për akuzat e Dick Martyt
Misioni i EULEX-it në Kosovë ka marrë lejen nga Qeveria e Shqipërisë për të zhvilluar hetime lidhur me akuzat e përfshira në raportin e Dick Martyt, për një trafik të mundshëm organesh të zhvilluara nga UCK-ja në fund të viteve 90-ta në territorin shqiptar.
Qeveria e Shqipërisë ka miratuar një ligj të posaçëm për t’i zhvilluar këto hetime. Kryeministri Sali Berisha, ka saktësuar se ligji i cili do të duhet të kalojë me procedurë të shpejt në parlament, krijon bazën e nevojshme për një hetim të plotë.
Berisha përsëriti edhe njëherë se raporti i Dick Martyt nuk bazohet në asnjë fakt evident.
Pavarësisht kësaj, Shqipëria ka theksuar gjithnjë gatishmërinë e saj për hetimin e kësaj çështjeje, duke mbështetur idenë se hetimet mbyllin një kapitull shpifjesh të rënda, sipas autoriteteve shqiptare.
Dyshimet për një trafik të mundshëm organesh kanë qarkulluar prej kohësh. Në fillim të viteve 2000, prokurorët e Hagës zhvilluan një hetim i cili u mbyll për mungesë provash. Më pas debatet u rihapen pas botimit të një libri të prokurores së Hagës Carla del Ponte, ndërsa në fund të 2010 anëtari i asamblesë së Këshillit të Evropës paraqiti raportin e tij, i cili u miratua në janar të vitit të kaluar. Grupi i hetuesve të EULEX-it drejtohet nga prokurori amerikan John Clint Williamson.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen Shumë qiramarrës në Zvicër po përballen me presion financiar të madh, por shpesh nuk guxojnë të... -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër?












