Shqipëria
Shqipëria, i vetmi vend ky euro u zhvlerësua kaq shumë
Rënia e euros nën 100 lekë është tashmë e pashmangshme
Një rënie e radhës me 0.6 pikë të tjera kundrejt lekut u shënua për euron më 20 korrik dhe fundjava e parafundit e muajit të nxehtë veror, do ta gjejë monedhën e përbashkët evropiane për të parën herë në histori, nën kuotën e 100 lekëve, përcjell albinfo.ch.
Kursi valutor i ditës së enjte u mbyll me euron, e cila këmbehej me 100.02 lekë dhe duke parë trendin rënës prej muajsh, është e kuptueshme se nuk mundet dot më të shmanget një lloj “kapitullimi” i euros në këmbim të lekut.
E vërteta është se të gjithë monedhat si botërore, edhe rajonale, po humbasin terren në mënyrë shumë drastike.
Dollari amerikane ka shkuar në kuotën e këmbimit prej 89.61 lekësh.
Ndërsa një “disfatë” e vërtetë është edhe ajo e paundit britanik, i cili është shpërfytyruar tërësisht në vlerën e tij të dikurshme dhe ka kapur tashmë kuotën e 115.72 lekëve.
Vetëm një vit më parë, 1 paund këmbehej me thuajse 140 lekë!
Për t’iu kthyer euros, në vitin 2023, përkatësisht në muajin shkurt, ajo arriti të kishte një vlerë prej 117.76 lekësh.
Kjo nënkupton se rënia e euros përllogaritet vetëm për këtë vit me 17 lekë – ndër më drastiket (në mos më drastikja) në histori.
Dikush mund të mendojë se kemi të bëjmë me një rënie të përgjithshme të valutës evropiane, por shifrat nuk të çojnë në këtë rrjedhojë logjike.
Krahasuar me dinarin serb, një euro është këmbyer mesatarisht me 117.33 dinarë, ku luhatja më e madhe ka qenë mes 116.85 dinarë dhe 118.48 dinarë. Pra, një luhatje krejtësisht e përllogaritur në marzhin e lëvizjes së tregjeve.
Histori e njëjtë është ajo e dinarit maqedonas, me të cilin euro mesatarisht është këmbyer me 61.653 dinarë. Në luhatjen më të madhe, ka qenë marzhi prej 60.914 dinarësh dhe 62.669 dinarësh.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë, luhatja ka qenë akoma më minimale, me markën boshnjake, e cila është luhatur në vitin 2023 sa i takon këmbimin me euro, në kuotat e 1.9336 dhe 1.9815.
Shqipëria pra, është vendi i vetëm në rajon, ku euro është zhvlerësuar në mënyrë kaq drastike.
Për ekspertët e fushës, disa mundet të jenë faktorët, duke përfshirë hyrjen në treg të valutës së huaj për shkak të turistëve.
Mirëpo për të tjerë, ky nuk është më një variant bindës duke parë vijimësinë e tregut.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko, e ka bërë me dije se një faktor për këtë rënie është edhe aktiviteti ekonomik i vendit. Megjithatë, ai ka shpjeguar po ashtu se do të nisë takimet me bankat e nivelit të dytë, për të parë dinamikën më nga afër.
Lidhur me problemin, Albanian Post ka kontaktuar edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ku ende pritet një përgjigje zyrtare prej tyre, sa i takon situatës së krijuar dhe krizës së euros në vend.
E vërteta gjithsesi mbetet një e vetme: Frika se euro mund të zbresë nën 100 lekë nuk është më thjesht frikë, por realitet.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











