Turizëm
“Shqipëria josh italianët”
“Pushimet e lira, italianët të intriguar nga Shqipëria: Këtu me 30 euro fle në hotel dhe 10 ha darkën”, është titulli i shkrimit të “La Repubblica”
Media e njohur italiane “La Repubblica” i ka kushtuar një shkrim të veçantë turistëve italianë në Shqipëri, që këtë vit kanë qenë në numër më të madh.
Ndërtimet e reja dhe çmimet e ulëta janë arsyet që kanë tërhequr më shumë italianët, sipas raportimit. Nga janari deri në korrik ka pasur rritje prej 56 për qind të vizitorëve nga Italia. 182 mijë italianë kanë vizituar Shqipërinë në këtë fazë.
“Pushimet e lira, italianët të intriguar nga Shqipëria: Këtu me 30 euro fle në hotel dhe 10 ha darkën”, është titulli i shkrimit të “La Repubblica”, transmeton “TopChannel”.
Turistët nga Puglia duket se janë më të shumtët që kanë preferuar të kalojnë pushimet në brigjet shqiptare, vë në dukje shkrimi, duke pasur parasysh se dhe fluksin më të madh të lëvizjeve e mbart porti i Barit, përcjell albinfo.ch.
Një nga agjencitë që ofrojnë paketa turistike në shtetin fqinj e cilësojnë Shqipërinë si vendin me kosto shumë të ulët, por me mrekulli të natyrës dhe ndërtesa të reja, duke bërë krahasimin me vendet fqinje si Mali i Zi apo Korfuzi.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane Edhe pse numri i zviceranëve që jetojnë jashtë vendit vazhdon të rritet globalisht, në disa vende... -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026













