Kosova
Prezantohet në Zvicër projekti për zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë
Në mënyrë që projekti të bëhet i njohur edhe për mërgatën tonë në Zvicër, për këtë fundjavë janë planifikuar tri prezantime të tij
Ka disa muaj që një grup entuziastësh të turizmit janë duke e zhvilluar një projekt interesant që promovon turizmin kulturor në Kosovë. Projekti “The Guestkeepers” është një iniciativë inovative e implementuar nga OJQ ABSM (Qendra Edukative dhe Këshillimore), me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Projekti synon ngritjen e vetëdijes për një turizëm të qëndrueshëm dhe me premisa kulturore duke integruar këtu të rinjtë dhe arritjet më të reja teknologjike që ndihmojnë në realizimin e këtij synimi.
“Ndiqni transformimin e të rinjve të moshës 18-30 vjeç, të cilët nga nxënës kthehen në “Ambasadorë të Mikpritjes”, të trajnuar në protokoll diplomatik dhe turizëm kulturor. Zbuloni se si rrjeti “Kosova Inn” po certifikon bujtinat dhe artizanët lokalë për të garantuar autenticitet. Dhe për herë të parë, shihni se si teknologjia—përmes platformës “ www.Theguestkeepers.com “po i lejon turistët të prekin historinë para se ta vizitojnë atë fizikisht. Kjo nuk është vetëm turizëm; është diplomaci përmes kulturës…”, thuhet veç tjerash në prezantimin e projektit të përmendur në faqen e tij të internetit.
Në mënyrë që projekti të bëhet i njohur edhe për publikun e mërgatës sonë në Zvicër, për këtë fundjavë janë planifikuar tri prezantime të tij, thotë për albinfo.ch Nazmi Jakurti, menaxher i projektit “The Guestkeepers/Miqtë e vizitorëve/Ku çdo vizitor bëhet mik. Prezantimet, me kokteje rasti do të mbahen:
Të premten, 27.03.2026 n përë 19:00 në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë, në Rue de Lausanne 63, 1202 Genève. Kati i tretë.
Të shtunën, 28.03.26 në 18:00, në Kongresszentrum Allresto, Bern, pas promovimit të librit më të ri të Alketa Gashi-Fazliu.
Të dielen, 29.03.2026 në 17:00 në Konsullatën tonë, Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048, Zurich.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit27 Mars 2026
- Ora19:00
- LokacioniGjenevë
- Data e përfundimit25 Mars 2026 - 16:00
E-Diaspora
-
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës Edhe këtë verë do të mbulohet polica kufitare për bashkatdhetarët që hyjnë në Kosovë me automjete,... -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej













