Lajme
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme
...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet e këtilla frymëzojnë jo vetëm fëmijët por edhe prindërit e tyre që më shumë të kujdesen për ruajtjen e gjuhës amtare.
Më 21 qershor 2026, nxënësit e Shkollës Shqipe, të ardhur nga disa pika shkollore: Rapperswil–Jona, Rüti, Uster, Pfäffikon, Wetzikon, Affoltern, Fehraltorf, Volketswil, Spreitenbach, Neuenhof, Fahrweid, Regensdorf, Dällikon, Cham, Inwil dhe Lozanë, së bashku me mësuesit e tyre, zhvilluan një shëtitje me rastin e fundvitit shkollor në Skyline Park në Gjermani.
Këtyre iu bashkëngjiten edhe disa prindër të cilët ndihmuan mësuesit në organizimin sa më të mirë të aktivitetit me karakter shkollor.
Kjo veprimtari bashkoi nxënës nga shkolla dhe klasa të ndryshme, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë miqësie, bashkëpunimi dhe gëzimi. Fëmijët patën mundësinë të njiheshin më shumë me njëri-tjetrin, të kalonin kohë së bashku dhe të krijonin kujtime të bukura që do t’i ruajnë gjatë në zemrat e tyre. Buzëqeshjet e tyre dëshmonin se organizimet e tilla argëtuese janë shumë të dobishme për fëmijët të cilët vijojnë mësimet në pika të ndryshme shkollore, si dhe në qytete të ndryshme por bashkimi i tyre në kuadër të aktivitetit shkollor i motivon dhe i frymëzon të ndihen sa më afërt me njëri – tjetrin.

Gjatë gjithë ditës, parku u mbush me buzëqeshje, hare dhe emocione pozitive. Loja, argëtimi dhe aktivitetet e shumta i bënë nxënësit tanë protagonistët e një dite të veçantë, e cila shënoi në mënyrën më të bukur përfundimin e një viti të suksesshëm shkollor.
Shkolla Shqipe nuk është vetëm vendi ku mësohet gjuha shqipe, por edhe hapësira ku kultivohet miqësia, respekti, bashkëpunimi dhe dashuria për kulturën dhe identitetin tonë kombëtar. Kjo shëtitje ishte një dëshmi e bukur e lidhjeve që krijohen mes nxënësve, familjeve dhe mësuesve në komunitetin tonë.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë nxënësit që morën pjesë në këtë aktivitet. Me sjelljen shembullore, energjinë pozitive dhe entuziazmin e tyre, ata e bënë këtë ditë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.
Falënderojmë nga zemra prindërit për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm gjatë gjithë vitit shkollor. Prania dhe përkushtimi i tyre janë një shtyllë e rëndësishme në suksesin e Shkollës Shqipe.

Mirënjohje e veçantë për mësuesit organizatorë të kësaj shëtitjeje, Qefsere Sejdiu, Minire Azemi, Anita Duriçi, Vaxhid Sejdiu, si dhe prindërit Mrika Limoni, Lavdie Zeneli, Vjollca Shala, Iba Bulica, Shpend Limoni, Sadat Huneli, Mahmut Hoti, Nehat Bulica, të cilët me përkushtim dhe përgjegjësi u kujdesën për organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit, duke u siguruar që çdo nxënës të përjetonte një ditë të bukur dhe të sigurt.
Jemi krenarë që përmes shkollave shqipe në mërgatë jo vetëm ruajmë dhe përcjellim gjuhën amtare, por ndërtojmë edhe ura të forta miqësie, bashkëpunimi dhe përkatësie kombëtare mes brezave të rinj. Takime të tilla forcojnë ndjenjën e komunitetit dhe afërsinë mes nxënësve të pikave të ndryshme shkollore.
Ju faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e kësaj dite të veçantë dhe kontribuuat në suksesin e saj! – U urojmë të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve pushime të mbara verore, me shëndet, lumturi, energji pozitive dhe shumë suksese në të ardhmen. Shihemi së shpejti në aktivitete të reja dhe në vitin e ri shkollor!
E-Diaspora
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” -
Austri
Kosova prezantohet me produkte dhe verëra vendore në Forumin Ekonomik të Vjenës
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina











