Shqipëria
Shqipëria ka impresionuar, por s’ka datë për hyrjen në BE
Presidenti Juncker vlerësoi si impresionuese reformat e ndërmarra nga qeveria, por theksoi se nuk ka ardhur në Shqipëri me një datë konkrete
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, patën një takim dypalësh në Tiranë, në ambientet e kryeministrisë.
Menjëherë pas takimit, Rama dhe Juncker dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, përcjell albinfo.ch.
“Pata mundësinë dhe privilegjin që ta informoj nga afër presidentin, për ecurinë e reformave dhe zhvillimin e Shqipërisë, në rrugën drejt afrimit përditë me Bashkimin Evropian, por edhe sjelljen si një aktor nxitës i marrëdhënieve të mira të fqinjësisë dhe bashkëpunimit të rajonit”, është shprehur Rama.
Shqipëria po punon për përmbushjen e kritereve të caktuara ndaj saj. “Presim në javët në vazhdim edhe çeljen e çështjeve konkrete dhe rezultatet konkrete nga ana e komisioneve të Vettingut. Vendosmëria jonë mbetet e palëkundur, pasi e dimë se reformat dhe Vettingu, janë të domosdoshme dhe të detyrueshme, sepse i kërkon Shqipëria dhe ia kemi borxh gjeneratës tjetër, pra jo thjesht për integrimin evropian.
Integrimi në Bashkimin Evropian është një përpjekje për të ndërtuar Shqipërinë Evropiane këtu në vendin tonë. Dua ta përsëris se besoj fort se e meritojmë rekomandimin e plotë dhe të pastër dhe besoj se vendet anëtare do t’i përgjigjen pozitivisht votimit për hapjen e negociatave, pasi i kemi bërë me përpikëri detyrat e shtëpisë”, theksoi Rama.
Nga ana tjetër, presidenti Juncker vlerësoi si impresionuese reformat e ndërmarra nga qeveria, por theksoi se nuk ka ardhur në Shqipëri me një datë konkrete.
“Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria veçanërisht, janë vende miq, aleatë dhe partnerë. Ne na ka ndarë historia për një kohë të gjatë dhe tani nuk duhet humbur kaq shumë kohë. Tani bëhet fjalë për ta rishkruar historinë. Shqipëria ka ndërmarrë shumë reforma në shumë fusha, të cilat janë impresionuese. Nëse do të vazhdohet me këto reforma, kjo do t’i lejojë KE të rekomandojë negociatat. Nuk kam ardhur në Tiranë për një datë, por të inkurajojë Shqipërinë të vazhdojë me reformat. Ne do të jemi për krah Shqipërisë për ta ndihmuar që të përgatisë anëtarësimin”, tha Juncker.
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











