Lajme
Shqipëria: “Koshi i plehrave të Italisë”
Portali “La libre.be” i ka kushtuar një shkrim situatës alarmante të Shqipërisë në lidhje me menaxhimin e mbeturinave në territorin e saj. Albinfo.ch përcjell një përmbajtje të këtij shkrimi
Shqipëria dëshiron t’i hapë dyert turizmit, por e ka vështirë për të gjetur një plazh apo lumë që nuk është i ndotur nga mbeturinat. Menaxhimi i mbeturinave, i cila sapo ka filluar në qendër të Tiranës, mbetet krejtësisht i panjohur në pjesën tjetër të vendit. Por, megjithatë “neglizhenca” e shqiptarëve ndaj mjedisit nuk shpjegon gjithçka. Asnjë kremetore nuk ka hyrë ende në detyrë, shumë qytete provinciale kanë vetëm vende për shkarkime të mbeturinave në mënyrë të egër, shpesh të vendosura në rrënojat e fabrikave të vjetra socialiste të braktisura.
Koshi i plehrave të Italisë
Që prej rënies së komunizmit në vitin 1991, materiali elektronik, bateria ose mbeturina të fabrikave të ndërtimtarisë janë “eksportuar” në Shqipëri, kryesisht nga Italia, ku trajtimi i mbeturinave është shpesh i kontrolluar nga rrjetet kriminale.
Menaxhimi i mbeturinave dhe importi i tyre masiv janë një gjarpër deti që helmon jetën politike të vendit për një çerek shekulli. “Kufijtë janë shumë poroz, askush nuk kontrollon se çfarë hyn në territorin shqiptar”, thekson Kozara Kati, nga grupi mjedisor AKIP. Qeveritë e njëpasnjëshme, si e djathta, ashtu edhe e majta, ia gjuajnë njëra-tjetrës pataten e nxehtë, duke premtuar për t’i dhënë fund, ose të paktën për të rregulluar importin e mbetjeve.
Në teori, është vetëm e lejuar kategoria e veçantë e “lëndëve të para nga riciklimi”, për një transformim të ri sikurse letra, druri, metali, plastika, por shumica aktuale socialdemokrate dëshiron të shkojë më larg.
Një sistem i mbledhjes
Qershorin e kaluar, me iniciativën e tre deputetëve, parlamenti miratoi një ligj të ri për të organizuar gjithë sistemin e mbledhjes së mbeturinave. Në përputhje me standardet evropiane dhe shqetësimet mjedisore, ajo hapi një dritare të importit, duke shkaktuar një protestë në opinionin publik. Riciklimi është ende një biznes në fillim në Shqipëri, por është sektori industrial që kërkoi atë ligj. “Fabrika ime punon vetëm 30% të kapacitetit të saj, unë jam i detyruar të blej letër jashtë vendit në mënyrë që të prodhoj karton në Shqipëri, duke më rezultuar në kosto më të larta se sa sikur t’i ricikloja mbeturinat e letrës”, thekson Bardhyl Balteza, zëdhënës nga këto kompani dhe pronar i fabrikës “Edipack”, fabrika e vetëm që prodhon karton të ricikluar.
I gjithëpranishëm në media, biznesmeni është i bindur se “kurrë nuk do të mund të mbledhim mjaft letër për të arritur të përfitoj nga investimet e saj”.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror










