Shqipëria
Shqipëria lanson platformën “e-transport”, një mundësi e re informacioni për turizmin
Në prag të sezonit veror turistik, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit (DPSHTRR) ka vënë në dispozicion të udhëtarëve platformën “etransport”, përmes të cilës ata mund të orientohen për të lëvizur më shpejt nëpër gjithë vendin.
Udhëtarët mund të shkarkojnë aplikacionin në telefonat e tyre dhe të marrin informacion për transportin rrugor ndërqytetas drejt destinacioneve të tyre.
Ata po ashtu mund të marrin informacion orientues në porte, aeroport dhe pikat kryesore të mbërritjes së qytetarëve dhe turistëve.
Lajmi u bë i ditur nga kreu i DPSHTRR-së, Ilir Mëngra.
“Mirësevini në Shqipëri! Jemi pranë çdo qytetari për të siguruar informacion në lidhje me transportin rrugor ndërqytetas drejt destinacioneve tuaja të preferuara. Me vetëm një klikim në platformën tonë https://www.etransport.al/, ju mund të gjeni itinerarin tuaj, vendndodhjen e stacionit, oraret e nisjes dhe mbërritjes, si edhe kontaktet e operatorëve. Shkarkoni aplikacionin në Play Store dhe App Store. Le të bëjmë udhëtimin tuaj më të lehtë dhe më të sigurt bashkë”, shtuan Mëngra në një postim në rrjetet sociale.
Sipas tij, kjo është një eksperiencë e re orientimi mbi rrjetin e linjave ndërqytetase.
“Transporti ndërqytetës është tani më i lehtë se kurrë. Sjellim një eksperiencë të re orientimi mbi rrjetin e linjave ndërqytetëse, duke u përgatitur për të implementuar bileta elektronike. Inkurajojmë transportin publik si një alternativë të shkëlqyer për turizmin dhe lëvizjen nëpër Shqipëri. Ju ofrojmë informacion orientues në porte, aeroport dhe pikat kryesore të mbërritjes së qytetarëve dhe turistëve”, bëri të ditur Mëngra.
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve










