Lajme
Shqipëria lobon për anëtarësimin e Kosovës në BERZH
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, gjatë vizitës zyrtare në Izrael, tha se pavarësia e Kosovës ka rritur stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe se integrimi i gjithë vendeve të rajonit në strukturat euro atlantike është rruga më e mirë drejt prosperitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të të gjithë vendeve të rajonit të Ballkanit.
Duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Haxhinasto i kërkoi homologut të tij izraelit Avigdor Liberman mbështetjen e Izraelit për anëtarësimin e Kosovës në BERZH, si dhe vlerësoi rikonsiderimin e qëndrimit mbi Kosovën në respekt të vendimit të dhënë nga GJND, rezolutës së AP të OKB dhe njohjeve të reja të bëra së fundmi.Në përgjigje Lieberman u shpreh se Izraeli mbështet anëtarësimin e Kosovës në BERZH.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana












