Sport
Shqipëria luan me Austrinë në muajin mars
Tashmë është zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e radhës me përfaqësuesen e Austrisë. Ndeshja miqësore mes dy ekipeve të kualifikuara për në “Euro 2016” do të zhvillohet në Vjenë të Austrisë. Stadiumi i Vjenës “Ernst Happel” pritet të shndërrohet në ngjyrat kuq e zi, pasi që një numër i madh i shqiptarëve jetojnë në Austri dhe që nga tash kanë filluar të mendojnë për t’u organizuar sa më mirë për të përcjellë këtë lojë futbollistike. Ndeshja do të luhet më 26 mars, duke filluar nga ora 17.30, raporton albinfo.ch.
Përfaqësuesja austriake gjendet ne grupin F, së bashku me Hungarinë, Islandën dhe Portugalinë. Ndërkohë, Shqipëria luan në grupin A, së bashku me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën. Kombëtarja e Shqipërisë është ndeshur gjashtë herë kundër Austrisë, duke mos shënuar asnjë fitore. Ajo ka pësuar në këto takime 13 gola dhe ka shënuar vetëm 1. Të gjitha takimet janë zhvilluar në vitet 1980-ta.
Albinfo.ch
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës Në Davos të Zvicrës, nga 19 deri më 22 janar, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror,... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’ -
Davos
Raporti Kosovë – SHBA tërheq vëmendjen e mediave zvicerane në Davos
Jeta në Zvicër
-
Objektivat klimatike në rrezik: Banorët e Cyrihut fluturojnë shumë Banorët e Cyrihut fluturojnë mesatarisht më shumë se 10,000 kilometra në vit. Kjo do të thotë... -
Aksidentet bujqësore në Zvicër shkaktuan 22 vdekje në vitin 2025 -
Nestlé përballet me hetim penal në Bordeaux pas vdekjes së foshnjës -
Normat e interesit në llogaritë e kursimit në Zvicër vazhdojnë të bien -
Sekuestrime rekord droge në Aeroportin e Cyrihut












