Kosova
Shqipëria mbështet aderimin e Kosovës në Konventën e Bashkëpunimit Policor
Në Vjenë të Austrisë, zëvendësministri i Brendshëm shqiptar, Besfort Lamallari mori pjesë në Komitetin e Ministrave të Konventës së Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore.
Po ashtu, në diskutimet lidhur me klauzolën e aderimit, pati propozime për ta ndryshuar atë, ndërkohë që zv.ministri Lamallari shprehu rezerva në mënyrë që mos t’i mbyllet dera Kosovës në të ardhmen përmes sistemit të pranimit unanim të aplikimeve të vendeve të tjera, transmeton ATSH.
“Ndërsa ekzistojnë përkufizime mbivendosëse dhe të paqarta se ku fillon ose mbaron Evropa Juglindore, Ballkani Perëndimor është padyshim në zemër të kësaj hapësire gjeografike”, theksoi ai.
“Me aderimin e vendeve të reja në Konventë dhe ratifikimin e Marrëveshjes për shkëmbimin automatik të profileve të ADN-së, të dhënave daktiloskopike dhe automjeteve, Ballkani Perëndimor do të jetë padyshim më i sigurt përballë formave të larmishme të krimeve ndërkufitare dhe grupeve kriminale heterogjene që veprojnë pa barriera në rajonin tonë”, tha Lamallari.
“Duke marrë të mirëqenë një mirëkuptim dhe marrëveshje të përbashkët për nevojën për të avancuar dhe forcuar më tej bashkëpunimin policor në këtë rajon, Republika e Shqipërisë do të ishte e gatshme të diskutonte një klauzolë të pranimit të bazuar në pëlqim, por duke bërë referencë të veçantë për vendet që nuk përfshihen në këtë rajon”, theksoi ai, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













