Lajme
Shqipëria me “brand” turistik
Ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni tha se Shqipëria do ta përmirësoj dukshëm imazhin turistik në botë, ndërsa synon krijimin e një “brandi” të ri shqiptar
Shqipëria me “brand” turistik
Shqipëria ka një pozitë të shkëlqyeshme gjeografike për zhvillimin e turizmit bregdetar dhe malor, por kërkon më shumë investime që ajo të jetë tërheqëse për vizitorët e huaj. Për ta ndërtuar imazhin turistik, autoritete në Tiranë po synojnë që Shqipërinë ta bëjnë vendim më tërheqës të Ballkanit.
Në intervistën për DW, ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në Shqipëri, Eglantina Gjermeni thotë se synon që Shqipërinë ta bëj një vend të pastër me cilësi shërbimi si në shtetet më me renome në bëtë, madje synon të krijoj një “brand” të ri për Shqipërinë.
“Ne si qeveri kemi nisur punën për promovimin e një imazhi të ri të Shqipërisë jo vetëm në fushën e turizmit, por edhe më gjerë. Disa dikastere të qeverisë po punojmë për krijimin e një “brand” të ri për Shqipërinë në tregun botëror”, deklaroi ministrja Gjermeni.
Ajo tha se synimi është që të kthehet Shqipëria në një destinacion të preferuar turistik. Secila ambasadë apo përfaqësi e Shqipërisë, sipas saj, do të ketë një stendë me materiale për promovimin e turizmit në Shqipëri, të cilat ne si Ministri e Jashtme ua vë në dispozicion.
Ministrja Gjermeni tha se Qeveria e Shqipërisë do të marrë pjesë nëpër shumë panaire ndërkombëtare për të promovuar turizmin shqiptar.
“Ne duam që turistët që do të vijnë në Shqipëri, të qëndrojnë dhe të vlerësojnë potencialin që Shqipëria ofron. Kemi shumë punë për të bërë, por e kemi filluar me marketingun”, deklaroi ajo.
Qeveria Rama, siç tha ajo, ka vetëm gjashtë muaj që ka nisur punën dhe është e vendosur të punojë paralelisht si në fushën e promovimit ashtu edhe në atë të përmirësimit dhe zbatimit të kuadrit ligjor dhe gjithë masave të tjera për përgatitjen e vendit për sezonin e ardhshëm turistik.
“Cilësia e shërbimit, mjedisi i pastër janë ato që duam të arrijmë në këtë sezon veror në mënyrë që turistët që vijnë të mund ta shijojnë Shqipërinë. Në periudhë më afatgjatë sigurisht siç e thashë më lart krijimi i imazhit të ri, “brand” të ri për Shqipërinë”, tha ndërkaq Gjermeni.
Ndryshe, Ministrja tregoi se dje Shqipëria e ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën Botërore të Turizmit. Kjo marrëveshje, sipas ministres është dyvjeçare, e cila parashikon ndihmë dhe asistencë teknike për Ministrinë e Turizmit në fushën e rishikimit të legjislacionit, në fushën e hartimit të strategjisë 2014-2020 për turizmin.
“Në tetor sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit vjen në Shqipëri me ftesë të kryeministrit Rama dhe me këtë rast planifikojmë një seminar rajonal për turizmin gjithëvjetor në kuadër të objektivit që Shqipëria të bëhet një model i zhvillimit të disa llojeve të turizmit duke qenë se natyra e saj e ofron këtë potencial: diellin, bregdetin, turizmin malor dhe ekoturizmin”, tha Gjermeni.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













