Lajme
Shqipëria me dy projekte të mëdha në Vjenë
Ministrat e Ekonomisë së vendeve të rajonit u takuan me përfaqësuesit e BE-së në samitin e Vjenës. Shqipëria merr konfirmimin e dy autostradave
Ministri shqiptar i Ekonomisë, Arben Ahmetaj e vlerësoi të suksesshme bisedimet e kryeministrit Rama mbi projektet konkrete rajonale, sidomos sa i takon dy autostradave, asaj Adriatiko-Joniane dhe asaj Durrës-Prishtinë-Nish, për të cilat tha ministri, në shtator do të nisë studimi i fizibilitetit.
“Negociatat e bëra nga kryeministri Rama sa i përket projekteve rajonale, që kanë rëndësi të drejtpërdrejtë për Shqipërinë, kanë funksionuar dhe në shtator nisin studimet e fizibilitetit për autostradën “Adriatiko-Joniane” apo “Autostrada Blu”, që i referohemi ne e që prek Kroacinë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë. Gjithashtu edhe korridori Nish-Prishtinë-Durrës rrit ndërlidhjen me Kosovën dhe Serbinë, por rrit edhe mundësitë e Portit të Durrësit për të qenë një port kyç në rajon”, tha Ahmetaj.
Kostoja e këtyre investimeve, sipas tij, tejkalon kapacitetet financiare të qeverive të rajonit, të cilat po përpiqen të reduktojnë borxhin publik., raporton TCH
Ai tha se për këtë çështje në Vjenë janë diskutuar mundësitë që institucionet financiare europiane dhe jo qeveritë e Ballkanit Perëndimor, të marrin përsipër garancitë sovrane për financimin e këtyre projekteve.
“Të gjitha vendet e rajonit i kanë ezauruar kapacitetet financiare. Nuk kanë më mundësi të rrisin borxhin, ndaj është duke u punuar për konceptimin e një instrumenti garancie me BERZH-in dhe me Bankën Evropiane të Investimeve, të cilat do të financojnë fizibilitet për këto korridore. U fol për instrumenta konkretë që buxhetet e vendeve të rajonit të mos ngarkohen me garanci sovrane, por të ketë instrumenta europiane dhe ndërkombëtare të cilat të ofrojnë garanci sovrane”, deklaroi Ahmetaj.
Ministri shqiptar i Ekonomisë dhe Sipërmarrjes tha se në samit kryeministri Rama ka hedhur idenë për ngritjen e unionit ekonomik rajonal dhe të Bankës Rajonale të Zhvillimit, ide të mbështetura nga kancelarja Merkel dhe nga institucionet e tjera të BE-së.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












