Lajme
Shqipëria, me koston më të ulët për investime në Evropë
Ky indeks pozitiv tregon se Shqipëria është një vend atraktiv për investime si dhe mjaft konkurrues në rajon dhe më gjerë
EUROSTAT ka publikuar së fundi nivelin krahasues të çmimit të investimeve, ku janë përfshirë të gjitha shtetet anëtare të BE-së, 3 shtete anëtare të EFTA-s (Islanda, Norvegjia dhe Zvicra), 5 shtete kandidate për BE (Shqipëria, Serbia, Turqia, Mal i Zi dhe Maqedonia) si dhe një shtet potencialisht kandidat në BE, Bosnjë e Hercegovina.
Në këto statistika thuhet se në vitin 2015 çmimi më i lartë i investimeve mes vendeve anëtare të BE-së është evidentuar në Suedi, 34 % mbi mesataren e BE-së, ndërsa vendi me çmimin më të ulët për investime në BE është Rumania, me 38%, më të ulët se mesatarja e BE-së. Ndërkohë nga të gjitha vendet e përfshira në këtë studim, vendi më i lirë për të investuar është Shqipëria, me indeksin e nivelit të çmimit (PLI) 55, e ndjekur nga Maqedonia, Turqia dhe Bosnjë e Hercegovina (shih grafikun 1 dhe 2), përcjell albinfo.ch.
Siç raporton Agjencia Telegrafike Shqiptare, veçanërisht në sektorin e ndërtimit Shqipëria dhe disa vende të rajonit janë vendet më të lira për të investuar, ku çmimet janë nën mesataren 50% të BE-së.
Diferenca mes çmimit më të ulët për investime në ndërtim dhe atij më të lartë është shumë e madhe, pasi në vendin më të shtrenjtë çmimet janë 400 herë më të larta se në vendet me çmimin më të ulët për investim. (shih grafikun 3).
Ky indeks pozitiv tregon se Shqipëria është një vend atraktiv për investime si dhe mjaft konkurrues në rajon dhe më gjerë.
Shqipëria u rendit e 58-ta ndër 190 shtete të botës në raportin e përvitshëm të Bankës Botërore “Doing Business” (Të bësh biznes), i cili konfirmoi se reformat e ndërmarra nga Qeveria janë duke ecur në drejtimin e duhur, duke inkurajuar investitorët e huaj për të ardhur në Shqipëri, pasi vendi është miqësor ndaj sipërmarrësve të huaj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











