Shqipëria
Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse
Sipas “The Telegraph”, Shqipëria renditet mes 10 vendeve më mikpritëse krahas disa vendeve të tjera
Në një kohë kur shumë qytete dhe vende përballen me protesta kundër turizmit masiv, ka ende destinacione në botë që vazhdojnë të mirëpresin vizitorët me entuziazëm dhe mikpritje, shkruan telegraph.co.uk.
Sipas “The Telegraph”, Shqipëria renditet mes 10 vendeve më mikpritëse krahas disa vendeve të tjera, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Një shembull simbolik mbetet Shqipëria e cila po përjeton një rritje të fortë të turizmit vitet e fundit, duke u kthyer në një nga destinacionet më tërheqëse të Mesdheut.
Riviera shqiptare, trashëgimia historike dhe zhvillimet infrastrukturore si aeroporti i ri i Vlorës, pritet të rrisin më tej interesin e turistëve.
Rritja e ndjeshme e vizitorëve të verës është e mirëpritur në vendin e vogël, ndërsa kërkuesit e diellit zbulojnë Rivierën e saj ngjyrë bruz me ujëra të kristalta.
Por përtej plazheve, turizmi shqiptar po lëviz drejt një modeli më të qëndrueshëm, gjatë gjithë vitit. Shkrimtarja e udhëtimeve Heidi Fuller-Love e ka lavdëruar tashmë vendin si një destinacion ideal jashtë sezonit, i aftë të rivalizojë Turqinë.
Kështjellat bizantine dhe rrënojat romake janë një aktraksion i veçantë në vendin e vogël të Ballkanit.
Krahas saj ja edhe 9 vendet e tjera ku turistët eksplorojnë gjera që nuk i hasin në vendin e tyre:
Xhamajka
Vietnami
Maroku
Irlanda
Paraguai
Gambia
Kanadaja
Uzbekistani
Lituania
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë













